Lajmet dt: 11 / 01 / 2021

LAJMET 11 1 2021 #Drita tv #lajme #edicion # informativ #YouTube
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga stadiumi “Air Albania”, me rastin e nisjes së vaksinimit anticovid.Rama ka thënë se ndihet i lehtësuar që ky proces po nis para afatit të përcaktuar, ndërkohë që ka bërë me dije që dozat e para nuk janë siguruar nga Greqia ashtu siç është thënë.

Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra dhe Lezha me mijëra hektarë të përmbytur.ne Lezhe raportohen rreth 50 familje të izoluara prej 5 ditësh, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 50 cm dhe lëvizja është e pamundur. Situata nga përmbytjet në Qarkun e Elbasanit është e rëndë ashtu si dhe në Lezhë apo Shkodër.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka qënë sot pranë banorëve të njësisë administrative Sukth zonë e përmbytur si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit.Meta thotë se këto familje veç përmbytjeve vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore. Ata, shton Presidenti, kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë.

Situata e përmbytjeve, e ndali kryedemokratin Lulzim Basha në Sukth të Durrësit.Banorët iu ankuan shefit të opozitës se investimet që do të shmangnin përmbytjet, janë lënë përgjysmë. Basha kërkoi që në zonat e përmbytura qeveria të vihet në gatishmëri dhe të sigurojë ushqime dhe medikamente për qytetarët të cilët e kanë të pamundur qarkullimin.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për dërgimin në gjyq të dosjes ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, por ka rivendosur në sekuestro pasuritë e tij.Apeli ka vlerësuar të drejtë verdiktin e Gjykatës së Posaçme për kalimin e dosjes në gjykim për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

 

Për kultivimin e 28 parcelave me kanabis në Skrapar trafikantët kishin angazhuar një numër të madh të punonjësve nga lindja e mesme. Sipas raportit të hetimeve, në skemë ishin përfshirë dhe efektivë të cilët shkatërronin vetë sipërfaqet kur mësonin për nisjen e kontrolleve nga ajri.

Nezar Seitaj dhe Moisi Habilaj, dy njerëzit kryesorë të kapur nga prokuroria e Katanias për trafik droge nga Shqipëria në Itali, janë larguar nga vendi i qëndrimit që i kishte caktuar gjykata italine.Kaq ka mjaftuar që dy trafikantët shqiptarë që dolën në dosjen “Tahiri”, të shpallen sërisht në kërkim. Gjykata e Apelit e Katanias, e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.

Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së Klement Çalës, vëllait të tij, Eldi Çala dhe Alkond Bengasit, grabitësve të Rinasit. Vëllezërit Çala janë të njohur për grabitjen e Rinasit në 2019. Ata u arrestuan në mars të 2020 në një vilë luksoze në Qerret, teksa tashmë Klement Çala akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale.

 

Athina dhe Ankaraja do të ulen në bisedime në Shqipëri. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i ofroi Greqisë të uleshin në bisedime për ndasitë e tyre për detin në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e ka ftuar në Tiranë dhe pret që të takohet edhe me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Takimi, shtoi ai, do të zhvillohet brenda Janarit

Stuhia ‘’Filomena’’ po shkakton dëme të mëdha në Spanjë duke ngrirë dhe bllokuar pjesë të vendit. Në Madrid dëbora ka shkuar në 50 centimetër teksa numri i viktimave nga situata e fatkeqësisë ka shkuar në 4. Kjo situatë në Spanjë pritet të vijojë deri të enjten ndërkohë që temperaturat gjatë natës shkojnë në minus duke e kthyer borën në akull.

Zëdhënësja e Dhomës Amerikane Nancy Pelosi ka diskutuar me ligjvënësit për mundësinë e heqjes së Donald Trump nga detyra përpara se të nisë procesi i shkarkimit.Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë në bazë të një rezolute, që i kërkon Mike Pence të heqë kompetencat presidenciale nga Trump.

 

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga zhytësit e marinës që kërkojnë për aeroplanin e rrëzuar në Indonezi pak ditë më parë.Deri më tani janë gjetur vetëm disa mbetje të aeroplanit që dolën në sipërfaqe, teksa me të gjitha gjasat aeroplani ka përfunduar në fund të detit bashkë me 62 pasagjerët e saj.

Kina po miraton ligje të reja kundër sanksioneve të SHBA të cilat mbrojnë firmat e saj nga ligjet e huaja “të pajustifikuara.” Javën e kaluar Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi transaksionet e tetë aplikacioneve. Ministria e Tregtisë e Kinës prezantoi rregullat e reja mbi “kundërvënien në zbatimin e pajustifikuar ekstra-

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi