Lajmet dt: 09 / 01 / 2021

DRITA TV LAJMET 9 1 2021
#Drita tv #lajme #edicion # informativ #YouTube
Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur. Ndonëse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie. Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Fieri se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e spitalit që u premtua nga Erdogani. Teksa ndodhej së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, Rama u shpreh se qeveria turke ka dhënë 3 muaj kohë për ndërtimin e spitalit në Fier që do të ketë personel turk.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për mediat nga Shkodra, ku ndodhet për të parë nga afër situatën dhe angazhimin e strukturave për përmbytjet dhe reshjet. Peleshi tha se ka një rënie të nivelit të ujërave me disa centimetra dhe shprehu optimizëm për përmirësim të situatës. Ai deklaroi se ka një rritje të gatishmërisë së FA-ve dhe gjithë institucioneve, teksa foli për disa evakuime në Lezhë e Shkodër.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Rreth 50 klandestinë nga vendet në konflikt u shpëtuan mbrëmjen e 8 janarit 2021, pasi qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë nga një grup trafikantësh. Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku u ndërhy nga forcat shqiptare që sipas burimeve u njoftuan përmes një telefonate se po rrezikoheshin të mbyteshin në kushtet kur forca e detit ishte deri në 5 ballë.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. Në një deklaratë për shtyp, PDIU shprehet se nuk ka asnjë transparencë nga takimet me Kryeministrit në Greqi, ndërsa e konsidenton heshtjen e kreut të qeverisë një kthim shpine ndaj interesit kombëtar.

Projekt-ligji, i cili rrit kufijtë e territorit me shtrirjen nga 6 në 12 milje detare në Detin Jon ka shkuar ne parlamentin e greqise. Ai do te diskutohet ne komisione dhe me 19 janar do te votohet ne séance. Projektligji vjen pas marreveshjes Greqi -Itali per percaktimin e zones detare ne Jon.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka kujtuar sot marrjen e detyrës si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.Kim ka publikuar betimin e saj në rrjetet sociale, ku ka treguar se ky betim është bërë me dorën mbi një bibël të shkruar nga nëna e saj. Kim u emërua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019.

Më 15 janar do të zhvillohet seanca e parë për Dosjen 184 në Dibër. Bëhet e ditur se të pandehur janë marrë katër persona, Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjecin ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hotin njësia administrative Lurë.

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka caktuar sot masat e sigurisë për 23 të arrestuarit në lidhje me drogën e sekuestruar në Skrapar. Gjatë aksioneve që i paraprinë arrestimeve janë sekuestruar 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.
Twitter pezullon përgjithmonë Presidentin Trump nga platforma e tij në Twitter, tha kompania të Premten në mbrëmje.“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga llogaria e Donald Trump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës,” tha kompania.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se i takon Kongresit Amerikan që të vendosë nëse Donald Trumpi duhet të largohet nga Zyra Ovale përmes inicimit të gjykimit. Sipas Bidenit, Trump nuk është i aftë për të udhëhequr më SHBA-në,

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong ka thënë se SHBA është “armiku më i madh ” i vendit të tij dhe ai nuk pret që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij, pavarësisht se kush është President.Gjatë një kongresi të rrallë të Partisë së tij të punëtorëve në pushtet

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi