Lajmet dt: 08 / 01 / 2021

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga mediat greke kanë bërë me dije se numri një i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa më pas do të takojë edhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në të gjithë vendin tonë këtë të premte. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Shkodrës dhe të Lezhës ku shumë prej lagjeve janë përmbytur. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në disa akse rrugore. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte 5 ligje të miratuara më herët nga Kuvendi i Shqipërisë të lidhura me marrëveshjen e 5 qershorit.Ligjet u evidentuan në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mes palëve politike që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në njësinë bashkiake nr.8 në Tiranë. Kryemadhi komentoi situatën e krijuar në vend si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, ku akuzoi kryeministrin se ka dalë xhiro për të kërkuar azil, ndërsa Shqipëria po përmbytet. krytearja LSI I ka kekuar qytetareve qe te paisen me karte identiteti, per te votuar ne 25 prill .

Prokuroria e Posaçme SPAK ka firmosur 23 urdhër arreste për trafik droge dhe grup kriminal. Arrestimet ne Berat dhe Skrapar, janë ende në ekzekutim. Mësohet se në pranga kanë rënë dhe punonjës policie, zyrtarë të lartë dhe punonjës të institucioneve.
Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha! Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të caktojë një tjetër datë për të ‘skanuar’ gjyqtaren, me arsyetimin se kishte më shumë nevojë për kohë që të përgatitej. Në seancën e sotme, prezent ka qënë edhe kreu i ILD-së,

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorin Arjan Ndoji, që u bë më 1 nëntor të 2019 në Shkozet të Durrësit. Në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn. Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.

Ambasadorja Amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për ngjarjet e fundit në Amerikë me sulmin ndaj Capitol Hill që tronditën botën. Kim shkruan në Twitter se ngjarja që ndodhi në SHBA shkeli ligjin e se ata që kishin gisht duhet ta paguajnë.

Tensionet midis Greqise dhe Turqise, duket se jane zbutur dukshem, ministri I jashtem I Turqise Mevult Çavuşoğlu dhe ai grek, Nikos Dendias pritet që të takohen në javët e ardhshme. Gjatë një vizite zyrtare në Portugali, ministri i Jashtëm u shpreh se Çavuşoğlu tani mes dy vendeve ka lindur një mundësi e mirë për të zhvilluar dhe zgjeruar dialogun.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs mbajten konferencën e radhës për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, dolen para Gjykatës Speciale në Hagë në seancën e tyre të rradhës ku u njohen me ecurinë e çështjes.

Është thelluar bilanci i tragjedisë në SHBA, pas protestave të përgjakshme në godinën e Kongresit Amerikan. Mediet e huaja raportojnë se ka ndërruar jetën një oficer policie, që shërbente në Capitol Hill, duke e çuar në 5 numrin e viktimave, pas protestave masive, ku mbështetësit e Presidentit në detyrë, Donald Trump, u futën në selinë e Kongresit.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka kritikuar Donald Trump dhe i ka përshkruar protestën si një nga ditët më të errët në historinë e vendit. Gjithashtu, Biden ka kritikuar dhe autoritetet se iu janë përgjigjur protestuesve që hynë në ndërtesën e Kongresit shumë më qetë sesa protestuesve të Lëvizjes Black Lives Matter

Bashkimi Evropian ka arritur të sigurisë edhe 600 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer.Lajmi bëhet i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila thekson se kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën. Vaksina Moderna nga ana tjetër mund të fillojë të përhapet shumë shpejt pasi rregullatori i ilaçeve të BE rekomandoi autorizimin e saj të Mërkurën.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi