Lajmet dt: 07 / 01 / 2021

Drita tv LAJMET 7 1 2021 #Drita tv #lajme #edicion # informativ #YouTube
Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi ka nisur me ceremoninë në muzeun Ataturk në Ankara. Për disa minuta u zhvillua një ceremoni zyrtare për pritjen e Ramës dhe delegacionit të tij. Nën praninë e presidentit Recep Tayip Erdogan Rama përshkroi gjithë rrugën e muzeut, duke u futur brenda dhe vendosur një kurorë me lule te figura e Qemal Ataturkut.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zhvillojnë ditën e sotme mbledhjen e parë të këtij viti, të dytën pas plotësimit në fund të muajit dhjetor. 7 gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur për të përzgjedhur drejtuesin e ri mes tyre, i cili do të zgjidhet me shumicë votash dhe do të ketë një mandat 3-vjeçar.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

 

Partia Demokratike nëpërmjet një letre zyrtare, i ka propozuar Komisionit Qendror të Ligjeve që të projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave të realizohet në qarqet e Fierit dhe Korçës. Ndersa Partia Socialiste ka propozuar që projekt pilot për zhvillimin e numërimit dhe votimit elektronik të zhvillohet në Tiranë dhe Korçë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur padisë së depozituar dje nga Partia Demokratike në SPAK, për të dhe dhjetra kolegë të saj. Në reagimin e saj të parë dhe zytar lidhur me akuzat e opozitës, ministrja e kabinetit Rama shkruan me ironi se demokratët i kanë paditur sepse takojnë qytetarët dhe simpatizantët e tyre nëpër Shqipëri.

Qeveria do të japë me koncesion portin turistik të Vlorës. Tenderi është hapur këtë të mërkurë dhe gara do të mbyllet më 26 shkurt 2021. Tenderi me objekt dhënia me Koncesion/PPP e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimit të një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës ose Marina Vlorë.

 

Zjarr ne nje repart rrobaqepsie ne katin e parë të një pallati 7 katësh pranë drejtorise se higjenes në tiranë. Nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar tre autozjarrëfikëse. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike.

Dy efektivave të repartit RENEA u është marrë analiza e ADN-së për tu krahasuar me profilin e snajperistit që ekzekutoi biznesmenin Kastriot Reçi në Rrëshen një vit më parë. Biznesmeni u qëllua nga një distancë prej 150 metrash me një snajper me precision të lartë ndërkohë që hetuesit dyshojnë se autori ka formim ushtarak ose policor. Për këtë ngjarje që dyshohet se ka lidhje me një serial të gjatë krimesh në Rreshën ende nuk ka asnjë të ndaluar

Historia e ngjarjes tronditëse të Përparim Ademit, i cili vrau të dashurat e tij, dy motrat Zhaklina Metani dhe Kristina Bardhi ka vënë në lëvizje edhe autoritetet greke.Prokuroria e Selanikut ka regjistruar zyrtarisht një hetim pas akuzave për trafikim fëmijësh. Siç shkruajnë mediat greke hetimi paraprak u urdhërua nga Prokuroria e Selanikut pas deklarimeve të të afërmve të motrave Metani.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar datën 14 shkurt si datë zgjedhjesh në Kosovë. “Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.” – thuhet në vendimin e firmosur nga Osmani. Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë e cila e hodhi poshtë qeverinë Hoti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit janë nisur për trajtim në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj.Zemaj bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se dy të tjerë janë në pritje të nisjes.

Më shumë se një vit nga vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, Iraku ka lëshuar një urdhër-arresti për Donald Trump.Janarin e 2020 në një sulm të befasishëm në Baghdad u vra gjenerali i Iranit së bashku me zyrtarë të tjerë teksa urdhri ishte dhënë nga Donald Trump.

 

Menjëherë pas certifikimit të Joe Biden si president i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka premtuar se do të kalojë pushtetin paqësisht.Trump ka thënë se pavarësisht se nuk është dakord me rezultatin, tranzicioni i rregullt do të nisë pas 20 janarit. Deklarata erdhi pak minuta pasi Kongresi amerikan e certifikoi Biden si president i 46 i vendit, pas polemikave dhe protestave të dhunshme të që kanë përfhsirë vendin 24 orët e fundit.

Një numër udhëheqësish nga e gjithë bota kanë reaguar këtë pasdite për të dënuar turmën e dhunshme që sulmoi Kongresin amerikan në Uashington. Politikanë në mbarë botën folën deri dhe për “sulm ndaj demokracisë“.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi