Lajmet dt : 06/03/ 2021

 

LAJMET 6 3 2021
Kryeministri Edi Rama ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, për 30-vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias. Rama ishte prezent dhe krah tij ishin ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio dhe Kryetari i Këshillit, Michele Emiliano. ministri i Jashtëm italian,

Tre persona humbën jetën dhe një fëmijë rreth 10 vjeç është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të trefishtë në By Passin e Rrogozhinës që mori përmasat e një tragjedie në rrugë.Viktima mbetën Tonin Mëhilli 54 vjeç, oficer policie ne burgun e Peqinit, i cili ndërroi jetë në vend dhe bashkëshortët Barjam dhe Merushe Koni që nuk arritën tu mbijetojnë plagëve.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Rubik. Për shkak të Covid kanë ndërruar jetë tre pjestarët e familjes Cara. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë, studentë dhe përfaqësues të “European Democrat Students” për Programin e tij qeverisës “Shqipëria fiton”.Gjatë fjalës së tij, Basha ka deklaruar se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi në Shqipëri i atyre që studiojnë jashtë.

Pas Vasilika Hysit dhe Besnik Bares, një tjetër deputet i Partisë Socialiste ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listave të 25 prillit.Deputeti Sadi Vorpsi ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, ka vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 15.5 milionë euro për blerje makinash gjatë kohës së pandemisë.Në një deklaratë për mediat, Çupi shprehet se gjatë një viti pandemie shqiptarët janë bërë më të varfër dhe sipas saj, të gjithë e pranojnë se qeveria ka dështuar t’i mbështesë me masa lehtësuese.

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg, Hans Jonuzaj, të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Taulant Gjikajt.Jonuzaj, është personi i vetëm i arrestuar pas ekzekutimit të Gjikajt, disa ditë më parë në rrugën ‘Transballkanike’.

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari shkodran i muzikës së lehtë, Rudolf Stambolla.Rudolf Stambolla është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz i këndoi dashurisë dhe u kthye në një emër të suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60.

Kosova përkujtoi të shtunën dëshmorët e rënë 23 vjet më parë në luftën për liri dhe pavarësi.Në Ditën e Dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë bashkërisht homazhet te varrezat e Jasharëve.sinkron Osmani: Prekazi bëri bashkë një komb rreth kauzës së çlirimit

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i është drejtuar me tone të ashpra ish-të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili po sulmon fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin.Ischinger është shprehur se tashmë ka mbaruar mandati i tij dhe Kosova i përket njerëzve të Kosovës.

Papa Françesku po zhvillon një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme në Islamin Shia në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Irak.Është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë dhe vizita e parë papnore në Irak.Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani.

Prej më shumë se dy muajsh inspektime në Wuhan të Kinës, për të zbuluar origjinën e COVID-19, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kanë hequr zyrtarisht dorë nga hetimet. OBSH nuk ka dhënë detaje se përse hetimi është ndalur. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit, kryen disa muaj negociate me autoritetet kineze, të cilat kërkuan të hiqej dorë nga teoria se faji mbi pandeminë i faturohet asaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi