Lajmet dt: 04 / 02 / 2021

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur mbi e botuar nga organizata dhe revista prestigjoze lidhur me fusha të ndryshme në vendin tonë. Nuk munguan komentet e kreut të shtetit lidhur me faktin se ishte i pakënaqur teksa shtonte se kishte ende punë për të bërë.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri duke u takuar fillimisht me homologun e tij Gramoz Ruçi.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, teksa foli mbi historinë dhe kulturën e përbashkët mes dy vendeve, Sentop njoftoi se së shpejti pritet edhe hapja e Konsullatës turke në Vlorë.

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen,

Një ditë pas prezantimit të Programit “Shqipëria fiton Arsimit”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pedagogë dhe studentë.Në veçanti, Basha ka folur për arsimin e lartë dhe rëndësinë e kualifikimit dual të studentëve të të gjitha degëve, edhe të atyre që duken si më teoriket.

Sot ka nisur puna tek Piramida për projektin e ri të ‘rijetëzimit’ të saj që do e kthejë në qendrën dixhitale më të madhe në Ballkan, dhe jo vetëm, edhe argëtimi dhe mësimi.Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ka garantuar se plani përfundon në vitin 2023.

Pas publikimit në media të përgjimeve të Antimafias italiane, ku mes të tjerash flitej edhe për lidhje dhe ndikim të organizatës mafioze kalabreze “Ndrangheta” edhe në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nis zyrtarisht hetimet.

Policia është vendosur në aksion pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt. Operacioni u zhvillua gjatë natës në 4 qytete, Fier, Durrës, Tiranë e Vlorë, për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa.

I dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, ti llogaritet edhe koha e paraburgimit që ka qëndruar në Greqi kur u kap në vitin 2013. Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Policia ka identifikuar një prej autorëve të vrasjes së bujshme më 29 dhjetor të 2018 në Bradashesh të Elbasanit.Është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi 35-vjeçar Mikael Qosja.Në atentatin e vitit 2018 në Bradashesh mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Duranay.

Turqia ka shperthyer ne protesta fill pas emërimit të fundit të rektorit të ri të Universitetit Bogazici, Mehmet Bulu, ku një grup studentësh kërkon dorëheqjen e tij. Presidenti Erdogan, ka thënë ditën e djeshme se qeveria e tij nuk do të lejojë që protestat e Boğaziçi të dalin jashtë kontrollit

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të figurës ruse të opozitës, Alexey Navalny. Gjykata e Qytetit të Moskës dënoi Navalny-n me dy vjet e tetë muaj burg për shkelje të lirimit me kusht. Edhe Në vitin 2014, Navalny u dënua për mashtrim dhe përvetësim, por dënimi i tij u pezullua dhe më pas u zëvendësua me gjashtë vjet lirim me kusht. Ai ishte i detyruar të paraqitet në polici dy herë në muaj.

Autoriteteve shëndetësore evropiane kanr rekomanduar qe vaksina AstraZeneca te mos perdoret mbi moshat 65 vjeç. Ndersa Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë arritën në Institutin e Virologjisë në Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për koronaviruset. Ata thonë se po marrin të dhëna të cilat askush nuk i ka parë më parë dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi