Drita TV LAJMET 4 1 2021 #Drita tv #lajme #edicion # informativ #YouTube
Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh mirënjohjeje për kongresmenin Eliot Engel, i cili u largua nga Kongresi Amerikan pas 3 dekadash punë e përkushtim. Meta e cilëson Engel një avokat të palodhur dhe zë të fuqishëm të shqiptarëve në Kongres, ndërsa shton se “ai ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike”.
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer akuzave ndaj presidentit Ilir Meta, duke theksuar se ky i fundit ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë elementë të rinj të mobilimit urban.
Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.
Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor , Akti Normativ është firmosur nga kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku. Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë vitit 2020, pati bllokime qarkullimi. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi para gjimnazistëve se do të zerojë tarifat e studimit me 90%. Kjo deklaratë u tha ditën e sotme në takimin që kreu i PD zhvilloi më të rinjtë të cilët kanë hasur probleme me mësimin online. Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozitës tha se garancia për një nivel të mirë studentësh, është cilësia e arsimit parauniversitar.
Zbardhen detaje të reja tronditëse nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Në dëshminë e dhënë vetë, Ademi ka pretenduar se ka fëmijë me të dyja motrat. Ndër të tjera janë zbardhur dëshmitë e djalit të Zhaneta Metanit dhe gruas së Përparim Ademit.
Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala.Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa mëngjesin e sotëm mundi të arratisej nga ambjentet e komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë ku po mbahej në paraburgim.
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasese në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonen e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin.Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor
Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga krimi horror i ndodhur në Itali, ku çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të vrarë dhe copëtuar brenda disa valixheve. Mediet fqinje raportojnë sot se e arrestuara si autore e krimit të rëndë, ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, ka fajësuar për ngjarjen horror Taulant Pashon.
Aktori Xhemil Tagani është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare. Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike ka interpretuar mbi 70 role në teatër. Xhemil Tagani njihet gjerësisht për rolin e tij si Prifti tek “Përrallë nga e Kaluara”.
Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur shqetësime lidhur me zbulimin e rasteve të koronavirusit me llojin e mutuar, i cili fillimisht u zbulua në Britani dhe shoqërohet me transmetim më të lartë. Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu dorëzuan pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.
Vaksinat anti-Covid, mund të jenë joefektive kundër mutacionit të zbuluar në Afrikës së Jugut. Ky mutacion është më infektues se ai që është zbuluar në Britaninë e Madhe dhe po përhapet me shpejtësi nëpër Britaninë e Madhe. Profesori i Universitetit të Oxford deklaroi se ky variant është shumë më shqetësues se ai që është zbuluar në Britaninë e Madhe.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po akuzohet se abuzoi me pushtetin pasi ushtroi presion institucional për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Një telefonatë e regjistruar kreu i shtetit përsëriti se nuk pajtohej me humbjen e garës ndaj rivalit demokrat, Joe Biden , dhe kërkonte vota për të përmbysur rezultatin në shtetin juglindor.
Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike. Për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020.Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.