Lajmet dt: 03/ 07/ 2020

DRITA TV LAJME 3 7 2020 EDICIONI 1

Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në banesën e tyre, Xhaneta dhe Anisa Josifi
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilluan nje konferencë për media
Shkon në 72 numri i viktimave nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë në spitalin Infektiv. Ndërkohë,janë konfirmuar 90 raste të reja. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, mes tyre një foshnjë 2-muajshe.

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Vrasja ndodhi në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.Prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën,

Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar në Bulqizë një 32-vjeçar në kërkim, të cilësuar person me rrezikshmëri të lartë. Fadil Tërnova, i përfshirë në disa ngjarje kriminale atje,

Ngec ne rrjeten e vetingut ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, e cila aktualisht mbante detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi sot në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak. Juristja Adriana Kalaja tha për mediat se të paditur janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, të cilët brenda 48 orëve duhet të vetëdeklarojnë burimin e të ardhurave dhe pasurinë e tyre. OFL-ja është ndalur në Tiranë e Durrës, ku ka trokitur në dyert e të identifikuarve si: Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), Tedi Hoxha.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pa një zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit, rruga drejt Bashkimit Europian do të ndalet
Mali i Zi, vendi që shpalli përfundimin e epidemisë në fillim të muajit qershor, ka regjistruar 24 orët e fundit 40 raste të reja për një total prej 292 infeksionesh që nga fillimi i pandemisë.

Një shpërthim në një fabrikë të fishekzjarrëve në Turqinë veriperëndimore ka plagosur të paktën 41 njerëz.Në fabrikë kishte rreth 150 punëtorë në fabrikën jashtë qytetit të Hendek, në provincën Sakarya.
Për Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë

Ditën e sotme 20 shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi