Lajmet dt: 03/03/2021

Drita Tv LAJME 3 3 2021
Kryeministri Rama ka zgjedhur rrugën e diversionit për të sulmuar kundërsharin politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet e 25 prillin.Diskurin e tij politik e ka ndërtuar mbi akuzat e forta ndaj presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha, që sipas tij duan të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Presidenca iu përgjigj me një mesazh të koduar sot kryeministrit Edi Rama pas akuzave që ky i fundit i drejtoi presidentit të Republikës, Ilir Meta, që e akuzoi si të lidhur me Berishën për të shkatërruar reformën në drejtësi.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raprton për vitin 2020 për Shqipërinë. Në këtë raport, theksohet se vendi ynë nuk ka bërë asnjë përparim në pastrimin e parave dhe krimeve financiare për vitin që lamë pas.

Shqiperia humb nje pike nga viti I kaluar persa I perket demokracise. Shqipëria nga 67 pikë vitin e kaluar, ka 66 pikë këtë vit me një pikë rënie në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit, lidhur me dy ngjarje.

Uljen e vlerësimit nga organizata Freedom House për demokracinë në Shqipëri Presidenti Meta e cilëson si një hap të vendit më pranë autoritarizmit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Merta shkruan se ‘Freedom House’ e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve hibride.

Kreu i PD ka reaguar për raportin e DASH lidhur me pastrimin e parave, duke thënë se ka ardhur si pasojë e qeverisë së korruptuar. Basha u zotua sot se nëse koalicioni i udhëhequr prej tij vjen në pushtet pas 25 prillit, “ligji e zbatimi i hekurt i tij i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësi e shpopullim”

Ditën e sotme në aeroportin e Kukësit eshte testuar ulja e avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se jemi vetëm një muaji nga fluturimi i parë duke theksuar se punët po ecin me ritme mjaft të shpejta.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Tirana dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës së rrugën Dritan Hoxha, Prokuroria i ka komunikuar akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj.Akuza e re është “Vrasje me dashje.”Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i paarmatosur. Arma e gjetur 200 metra larg vendngjarjes, tip model pistoletë turke sportive ishte e përshtatshme edhe për armë zjarri.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsiomit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove ish-kryebashkiakun socialist të Hasit, Adem Lala për veprën penale “shpërdorim detyre.”
Konkretisht Lala akuzohet për privatizimin e një ndërtesë, i cili më pas u anulua, në pronësi të Bashkisë në shkelje të procedurave ligjore.

Ish-i dërguari special i presidentit Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka cilësuar Albin Kurtin si “majtist ati-amerikan”, pas deklaratave të tij se ‘do e shqyrtojmë vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem’.

Shtëpi të shembura dhe njerëz të plagosur, raportohen në disa zona të Greqisë nga tërmeti i fuqishëm që ra mesditën e sotme.Personat e plagosur janë në zonën e gjerë të Larisës, ndërkohë që banorët kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e shembjes.

Turqia dhe Franca mund të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin dhe të kontribuojnë për të garantuar paqen. Në një deklaratë, Drejtoria e Komunikimit Presidenciale e Turqisë tha se Erdogan i tha Macron se dialogu midis udhëheqësve ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dhe se të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkët për të luftuar terrorizmin.

Gjykata e Apelit në Bukuresht ka dënuar më 8 vite heqje lirie ish-Ministren e Turizmit, Elena Udrea dhe me 5 vite burg vajzën e ish-Presidenit të Rumanisë, Traian Basescu, Ioana. Ata u dënuan për pastrim parash dhe nxitje të ryshfetit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2009, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara do të kenë mjaftueshëm vaksina edhe për të rritur deri në fund të majit. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se vendi do të ketë mjaftueshëm vaksina, por njerëzit duhet të jenë vigjilent, pasi pandemia nuk ka mbaruar. Më shumë se 76 milion doza të vaksinimit janë shpërndarë deri më tani, duke mbuluar 15.3% të popullsisë dhe SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi