Lajmet dt: 02/03/2021

Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri zhvilloi sot në Bruksel mbledhjen e 11-të të tij, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rruga e Shqipërisë drejt BE ishte në fokus të takimi mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë. Këshilli rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin.

Mediu padit në Kushtetuese: Edi Rama po karantinon opozitën në fushatë“Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë!” Presidenca i përgjigjet akuzave të Ramës

53 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për gati 3 orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot konferencën e fundit me gazetarët për mandatin e dytë qeverisës nga salla e hartave në Kryeministri. Me sulme ndaj presidentit Ilir Meta, ironi dhe keqardhje për Lulzim Bashën, Edi Rama u shfaq sot i qetë para gazetarëve, nën premtimin se shteti në mandatin e tretë do të funksionojë tërësisht online dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë ndarja e madhe mes shqiptarëve që duan drejtësi dhe opozitës që kërkon sabotimin e reformës në Drejtësi.

Presidenca ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme i cili tha se Ilir Meta do të zhbëjë reformën në drejtësi. zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, dhe se “Drejtësinë e re ‘gruaja’ e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot”.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid. Ne komunikimin me mediat ministria ka beret e ditur gjendjen aktuale ne te dy spitalet covid.

Procesi i vaksinimi ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për të moshuarit mbi 80-vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes. .

Në 1 vjetorin e manifestimit të 2 marsit, presidenti Ilir Meta thekson se misionin e nisur për rivendosjen e sovranitetit do ta çojë në fund deri më 25 prill ku bën thirrje për referendum. Ai ka kujtuar sot tubimin e një viti më parë të thirrur nga ai vetë ‘në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit’, teksa ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij.

Shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e Partisë Republikane sa i përket kundërshtimit të vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.Prej vendosjes së këtij urdhri policia nuk ka kursyer të gjobisë edhe politikanë të cilët nuk kanë respektuar vendimin

Pas vendimit të ish-presidentit Bamir Topi për t’u larguar nga posti i Frymës së Re, 18 anëtarë të degës së FRD në Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.Vendimi i Topit erdhi pak orë pasi Fryma e Re Demokratike u zyrtarizua si pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për .
Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja .

577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka bërë bashkë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj. Ata marshuan në bulervardin

Ditën e sotme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Agim Krajka. Kompozitori ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Ulis Krajka. “Shpirti yt u prehtë në paqe babi ynë i dashur”, shkruan i biri në facebook.ndersa

Ditën e djeshme është zhvilluar takimi mes kreut të LVV-së Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.Tema kryesore e takimit të Kurtit dhe Miroslavit ishte pikërisht vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se dialogu nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, por e rëndësishme.Ndersa ushtruesja

Përhapja e varianteve të reja të Covid-19 të cilat janë shumë ngjitëse kërcënon ardhjen e një “vale të katërt të rasteve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ishte e “parakohshme” dhe “jo reale” të pretendojmë se pandemia do të përfundojë deri në fund të vitit, megjithatë fillimi i vaksinimit do të ulë numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19. Drejtuesi i OBSH-së,

Policia e Mianmarit ka qëlluar me granata për të shpërndarë protestuesit në qytetin e Yangon, ndersa po behen perpjekje per te shuar dhunen. Protestuesit, shumë prej tyre të,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi