Lajmet dt: 01/03/2021

Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri zhvilloi sot në Bruksel mbledhjen e 11-të të tij, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rruga e Shqipërisë drejt BE ishte në fokus të takimi mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë.

Zgjodhën 1 marsin për të finalizuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre para dhe pas zgjedhor nëse opozita e bashkuar vjen në pushtet pas 25 prillit.Simbolika ishte e qartë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thanë se duan t’u dërgojnë sinjalin shqiptarëve se pranvera e re po vjen për ta dhe ndryshimi nis nga sot.

Vijon te jete e renduar situate e covid 19 ne vendin tone, ministria e shendetesise ben me dije ne komunikimin e perditshem per mediat se situate eshte ende e rende dhe gjithashtu ka bere thirrje qe te respektohen masa parandaluese anti covid.

Seanca e sotme parlamentare eshte shoqeruar me replika mes deputetit të opozitës parlamentare Korab Lita dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu përgjigj interesit të deputetëve të opozitës së re që kanë kërkuar sot një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie.

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni zbuloi sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa vendet e tjera e kanë marrë me vetëm 2 euro.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit emrat e kandidatëve për deputet. Thirrjes së kreut të KQZ i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta.

Është rënduar bilanci i aksidentit të djeshëm në aksin Vlorë-Levan, pasi ka ndërruar jetë edhe një 20-vjeçar.Në spital ka humbur jetën Flori Duraj, ndërkohë që dje në vendin e ngjarjes gjeti vdekjen e menjëhershme 18-vjeçari Ermir Tare.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.Ish komandoja i forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqytaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për ‘Korrupsion pasiv të gjyqtarëve’.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, nis sot vizitën zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ai do të qëndrojë në Prishtinë nga sot deri më 3 Mars.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ditën e djeshme ka kritikuar ashpër idenë e BE-së për krijimin e një pasaporte COVID, duke e konsideruar të turpshme.

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar me 3 vite burg për korrupsion.Ai u shpall fajtor për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjyqtar në lidhje me një çështje tjetër ligjore kundër tij në këmbim të premtimeve për të përdorur ndikimin e tij për të siguruar një punë më prestigjioze për gjyqtarin.

 

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm dhe ndoshta të kandidojë vetë përsëri për presidencën në vitin 2024.

Protestuesit në Armeni kanë hyrë në ndërtesat qeveritare këtë të hënë duke kërkuar dorëheqjen kryeministrit Nikol Pashinyan.Protestat në vend kanë kohë që zgjasin, dhe arsyeja kryesore është mënyra se si kryeministri e menaxhoi konfliktin në Nagorno-Karabakh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi