Lajm jo i mirë për Thaçin, ja çfarë e pret në javën e ardhshme!

Kryesia e Kuvendit pritet që nesër të vendosë nëse do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për dialogun.

Në mesin e shumë pikave, Kryesia pritet të diskutojë për kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesa është bërë nga deputetët e opozitës, derisa Kuvendi ka njoftuar se takimi i Kryesisë ku do të shqyrtohet kjo kërkesë, mbahet të hënën paradite.

Opozita vazhdon kundërshtimin që të bisedohet për territor dhe kjo të bëhet nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili pritet që gjatë javës të udhëtojë në Paris, ku ka thënë se nuk do të diskutohet për dialogun me Serbinë, megjithëse do të ketë takime me zyrtarë të shteteve tjera./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi