
Apelit për të mbledhur ndihma për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti të bërë nga Fondacioni i Rinisë Islame me qendër në Zvicër i janë përgjigjur shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Zvicër dhe vende të tjera të europës.
Pako me ndihma si Rroba, batatije dhe këpucë janë mbledhur në qendrën e Fondacionit në Seebacherstrasse në Zyrih dhe tashmë janë nisur drejt Shqiperisë.
Këto ndihma do të dërgohen në vatrat më të prekura nga tërmeti dhe do të shpërndahen nga stafi i FRI në Shqipëri.
Transportin falas e ka ofruar Kompania A&A Transport.
Projekti për mbledhjen e ndihmave vazhdon.
Allahu i shpërbleftë donatorët dhe u lehtësoftë dhimbjen të prekurëve nga kjo fatkeqësi.
Shqiptarët janë bashkë në çdo situatë.


