LAJM I FUNDIT/ Tërmeti shkund sërish Tiranën dhe Durrësin

Nuk ka qetësi në vend. Lëkundjet sizmike kanë shkundër pak minuta më parë Tiranën dhe Durrësin, ndërsa kjo situatë ka shtuar më tej ankthin tek qytetarët, sidomos tek ata,të cilët janë aktualisht në vartat e nxheta. Sipas informacioneve parapraket thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë, 4.5 i shkallës rihter. Epiqendra e tij u shënua në Detin Adriatik.

Prej 26 nëntorit, qytetarët në Tiranë dhe në Durrës por edhe në zonat përreth fatkeqësisht vijojnë të ushqejnë frikën nga lëkundjet sizmike, të cilat lanë pas 51 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Nga ana tjetër ekspertët e fushës kanë pohuar se pasgoditjet janë normale dhe qytetarët nuk kanë pse të përfshihen nga ankthi. Të dhënat e para janë kontradiktore, ndërsa sipas EMSC tërmenti i pak mintave më parë ishte me magnitude 4.3 dhe me thellësi 10 km.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi