Lagjja e Kollçakëve në Kavajë, nis furnizimi me ujë të pijshëm i 90 familjeve!

Banorët e lagjes së Kollçakëve në qytetin e Kavajës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Pas 25 vitesh mungese, falë një investimi të Bashkisë Kavajë, për 90 familje të kësaj lagjeje do të zgjidhet problemi kryesor i tyre.

Drejtori i Ujsjellës Kanalizimeve Kavajë, z. Hajrullah Tafa u shpreh se pritja e gjatë banorëve mori fund, ndërsa ne përmbushëm një premtim të dhënë.

Në lidhje me defektet në rrjetin e shpërndarjes në qytet, z. Tafa u shpreh se ato kanë ardhur si rezultat i amortizimit të rrjetit në pjesë të caktuara, por që do të riparohen plotësisht me projektin e ri i cili pritet të nis së shpejti zbatimin e tij.

Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm i qytetit shtoi ai është një sfidë, e cila do të përmbushet me përfundimin e këtij projekti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi