Labinot Tahiri: Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol dështim për vendin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është shprehur i dëshpëruar lidhur me dështimin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Ai ka thënë se dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpoli një thikë e radhës për vendin.

Gjithashtu, Tahiri  ka deklaruar edhe njëherë se po të mos liberalizohen vizat, ai së bashku me qytetarët e Kosovës do të izolohet, pra nuk do të udhëtoj jashtë vendit.

Me tej, ai ka premtuar se nëse edhe vizat nuk liberalizohen, së bashku me familje do të dorëzoj dokumentet e udhëtimit.

“Përshëndetje të gjithëve! Ditët e mia di deputet, po vijnë dalëngadalë që të mbyllem me juve bashke nëse dështon edhe liberalizimi i vizave. E di që më keni shkrua shumë sms dhe i kam fotografua qe me ua tregu injorantëve, ku ju thoni ; o vlla mos e izolo veten e familjen se ti nuk je fajtori. Ama, e di që sjam fajtori, por kam një zemër që më rraf për këtë popull dhe këtë atdhe! Prandaj nuk ma lejon karakteri e ndjenja që juve ju shoh të izoluar e duke pritur në ambasada për cdo ditë. Shkrimin e kam bëre gati me shumë detaje dhe me komplet familjen do i dorëzoj të gjitha dokumentet e udhëtimit vetëm që të rrim së bashku këtu të vuajmë se bashku. Përherë shërbëtorë për vendin dhe njerëzit tanë. Dështimi i Interpolit një thikë e radhës për këtë vend” ka shkruar Labinot Tahiri.

Image may contain: one or more people

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi