Kylie Jenner nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë?

Çifti i njohur i showbizit, Kulie Jenner dhe Travis Scott, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë së bashku.

Të dielën në mbrëmje, ylli televiziv ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi ku ajo shihet duke ia mbajtur dorën foshnjës së vogël, të shoqëruar me datën e lindjes që është 02.02.2022.

Mbretëresha e Instagramit dhe reperi i famshëm po ashtu e kanë një vajzë së bashku, Stormi, e cila i mbushi katër vjet një ditë para lindjes së foshnjës, më 1 shkurt.

Besohet se fëmija i dytë i çiftit është djalë, megjithëse ende nuk është konfirmuar gjinia apo emri me të cilin e kanë pagëzuar.

Të shumta ishin urimet që erdhën në drejtim të Jennerit në postimin e saj, përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner.

“Mami i dy jetëve❤️🙏🏼🙏🏼,” shkroi motra e saj e madhe Kourtney Kardashian, derisa partneri i saj Scott i postoi disa zemra njësoj sikurse motra tjetër, Khloe Kardashian.

Lajmin e shtatzënisë së dytë, Kylie e pati bërë publik në shtator të vitit të kaluar, me postimin e një videoje emocionuese ku shfaqet në momente intime me më të

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi