Kylie Jenner flet pas lindjes: Po kaloj një periudhë të vështirë fizikisht dhe mendërisht

Jemi mësuar ta shohim jetën e saj perfekte në rrjete sociale dhe rrallëherë flet për atë që po i ndodh realisht. Tani, Kylie Jenner ka zbuluar se si janë gjërat në jetën e saj të përditshme, pak javë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

“Periudha pas lindjes nuk është e lehtë. Kjo përvojë ishte pak më e vështirë për mua sesa me vajzën. Nuk është e lehtë mendërisht, fizikisht, është thjesht çmenduri.”, tha Kylie. Ajo shpjegoi se lufton me gjërat më të thjeshta, por përpiqet për më të mirën.

“Nëse nuk je mirë, nuk ka rëndësi. Kur kuptova se po e shtyja veten më shumë, vazhdova t’i kujtoja vetes se kisha krijuar një person normal, një djalë të bukur, të shëndetshëm. Ne duhet të ndalojmë së shtyri veten për t’u “rikthyer në normalitet”.

kylie jenner

“As vizualisht, por shpirtërisht, pas lindjes. Pra, po, unë thjesht po dërgoj pak dashuri këtu.” Jenner solli në jetë djalin Wolf më 2 Shkurt vetëm një ditë pas ditëlindjes së 4-të të Stormit.

Kylie Jenner në Instagram

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi