Ky është “Komandanti”, që vendosi rregull në Mitrovicë

Për vetëm katër muaj mandat, Hysni Ahmeti, ose ‘Komandant Hysi’ siç njihet nga qytetarët, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, ka arritur që pas shumë dekadave, për herë të parë të vendos rregull në qytetin e Mitrovicës, duke transformuar thellësisht dukuritë negative dhe duke bërë që gjithçka të funksionojë si duhet në fushën e inspekcionit.

Drejtoria me të cilën ai udhëheqë është bërë e vetmja që pas një periudhe të gjatë në këtë komunë, të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin për pirjen e duhanit në hapësirat publike, të ndalojë ndërtimet pa leje e të kthej rregullin, ligjin dhe cilësinë në ndërtim, të përmirësojë infrastrukturën lokale, të ndalojë uzurpimet dhe të menaxhojë pronën publike në dobi të qytetarëve, të vendos rend e rregull në tregun e gjelbër të qytetit dhe ekspozimit të mallrave para dyqaneve, të ndalojë prerësit ilegalë të kafshëve nëpër rrugë, të eliminoj dallimet, privilegjet, si dhe të largoj luksin dhe shpenzimet e kota të Drejtorisë së Inspekcionit.

Ai gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, ka bërë të ditur se vetëm fal vendosmërisë dhe angazhimit maksimal të të gjithëve në Drejtorinë ë Inspekcionit, duke punuar edhe pas orarit të punës, është arritur që përveç sukseseve, të kthehet më në fund dinjiteti dhe autoriteti i inspektorëve tek qytetarët.

Sipas Ahmetit, gjendja e përgjithshme në qytetin e Mitrovicës para ardhjes së tij ka ngjarë në një kaos të vërtetë, por tani është vendosur rregull pothuajse në çdo segment.Është bashkë me kolegët në çdo situatë, rrëfen ai, dhe kurrë nuk i lë vetëm, ndërsa thotë se nuk është kërcënuar asnjëherë deri tash dhe as që pret të ndodhë një gjë e tillë në të ardhmen.

Ai u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen që po i japin qytetarët atij dhe inspektorëve në kryerjen e detyrave të tyre të punës.

Ahmeti thotë se 19 pronarëve të parë të shtëpive veç ua kanë dërguar shkresat dhe kanë afat deri më 13 prill për ta bërë lirimin e pronave publike komunale, në të kundërtën do të intervenojnë në rrënimin e tyre.

Në anën tjetër, qytetarët, por edhe pronarët e dyqaneve, u shprehën të kënaqur përgjithësisht me rendin dhe rregullin që është krijuar muajt e fundit në qytetin e Mitrovicës.

Syrija Cana, pronar i mishtores ‘Cana’ në Mitrovicë, tha se kontrollet e shpeshta të inspektorëve shtynë ata që të jenë më të kujdesshëm dhe të punojnë më mirë.Ndërsa, kryeinspektori Ahmeti së bashku me punëtorët e tij gjatë ditës vizituan veç tjerash edhe disa lokale hoteliere për të shikuar nëse po respektohet Ligji mbi duhanin, qytetarët theksuan se është shumë më mirë që duhani nuk po pihet në hapësira të mbyllura.

Bujar Zeneli, tha se është mirë që duhani s’po pihet nëpër hapësira publike.

Edhe Përparim Berila, u shpreh se Ligji është mirë që po respektohet dhe duhani nuk po pihet në lokale.
Ndryshe, drejtori Ahmeti tha në fund se është shumë i vendosur që të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, ndërsa ligjet dhe rregulloret duhet të zbatohen patjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi