Ky është fruti që shëron dhimbjen e kokës dhe mëlçisë

Kajsia është një pemë e pasur me shumë vlera ushqyese. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore.

Ajo përmban kripëra minerale, kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, Vitaminë B1, B2, C etj.

Kajsitë duhet të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme dhe sidomos dëmtojnë vitaminën C, transmeton ksp.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës.

Përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i tyre janë: mbron trupin nga inflamacioni, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, parandalon anemone etj. Përdorimi i shpeshtë i tyre përmirëson edhe kujtesën./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi