
Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të fillojë më herët punimet për mocionin e Libisë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), mocioni për dërgimin e ushtarëve në Libi mund ti paraqitet kryesisë së kuvendit ditën e hënë më 30 dhjetor, kurse punimet e Asamblesë së Përgjithshme mund të zhvillohen ditën e enjte më 2 janar.
Kuvendi, pas bisedimeve për buxhetin, kishte filluar pushimet dhe do të qëndronte i mbyllur deri më 7 janar.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kishte bërë të ditur se mocioni për dërgimin e ushtarëve në Libi do ti paraqitet kuvendit menjëherë sapo të hapet.
Pas kërkesës zyrtare të Libisë për ushtarë nga Turqia dhe në bazë të zhvillimeve në rajon, punimet e kuvendit do të fillojnë më herët.
Kalendari i prerë në lidhje me mocionin do të qartësohet ditën e hënë.