Kuvendi sot shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Sot, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përcjell kohanet. Më pas seanca do të shqyrtojë pikat e rendit të ditës, të mbetura nga seanca e 6 korrikut.

Ky projektligj ishte vënë në rend të ditës në një mbledhje të mëhershme të Kuvendit, por deputetët e opozitës kundërshtuan shqyrtimin me nguti të çështjes, prandaj qe shtyrë për për më vonë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë javën e kaluar, ka bërë të ditur se është marrë vendim se deputetët nuk mund të pushojnë pa përfunduar projektligjet që presin shqyrtim, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më pas, vazhdon seanca plenare, me pikat e papërfunduara më 6 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi