12.5 C
Tirana

Kuvendi miraton me 75 vota pro “Paqen fiskale”

Më datë:

Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro projektligjin “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, si dhe një sërë projektligjesh të tjera.

Deputetët miratuan fillimisht amendamentet e paraqitura nga deputeti i PS-së Taulant Balla.

Po ashtu në seancë u rrëzuan amendamentet e paraqitura nga deputeti i PD-së Enno Bozdo, sipas së cilit projektligji hap një “autostradë” të vërtetë për pastrimin e parave.

Deputetët rrëzuan edhe amendamentet e paraqitura nga deputeti i PS-së, Erion Braçe në kuadër të paqes fiskale.

Braçe tha se “projektligji i adresohet evazionit fiskal, pasi i jep mundësi atyre që kanë mashtruar shtetin me pasqyrat financiare dhe bilancet, të përfitojnë nga paqja fiskale”.

“Propozimet thellojnë këtë karakter duke e ndarë projektligjin me mundësinë për të pastruar para. Secili prej këtyre propozimeve i bën mirë projektligjit në këtë aspekt”, shtoi Braçe.

Ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se ligji është antikushtues, pasi hap një shteg për pastrimin e parave dhe cenon konkurrencën.

Amendamentet, sipas Tabakut, synojnë kufizimin e dëmeve që mund të sjellë ky ligj. “Tri ditë më parë KE deklaroi se ligji ka probleme të rënda. Ky ligj jep favore speciale. I bëj thirrje Presidentit që mos ta dekretojë këtë ligj. Nëse edhe kjo nuk ndodh, PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi ajo.

Po ashtu, në seancë u rrëzuan edhe amendamentet e paraqitura nga deputetët Erald Kapri dhe Agron Shehaj. Shehaj propozoi përjashtimin e subjekteve nën hetim apo të dënuar në fushën e krimit të organizuar dhe narkotrafikut si dhe të kompanive të individëve nën hetim për aktivitete kriminale.

Amendamenti synonte po ashtu edhe përjashtimin e investitorëve stategjikë dhe deputetëve nga Paqja Fiskale.

Në seancën e sotme plenare u miratua me 81 vota pro projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Deputetët rrëzuan amendamentin e paraqitur nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, ku kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se amendamenti do të merret në shqyrtim në vijim me Ministrinë e Financave.

Po ashtu me 80 vota pro u miratua projektligji “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”. Në kuadër të këtij ligji u paraqitën disa amendamente nga deputetët Erion Braçe, Jorida Tabaku dhe Enno Bozdo, të cilat u rrëzuan.

Me 84 vota pro deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’”. Deputetët rrëzuan amendamentet e paraqitura nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku, deputeti i PS-së Erion Braçe dhe deputetja e PD-së, Greta Bardeli.

Ndërsa projektligji “Për disa shtesa në ligjin ‘Për sistemin e taksave vendore” u miratua me vota 81 vota pro.

Deputetët miratuan me 84 vota pro dy amendamente të paraqitura nga deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, që synojnë të çlirojë investimet publike nga taksa mbi infrastrukturën.

Deputetët miratuan po ashtu me 81 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Ministri i Financave, Petrit Malaj sqaroi se ligji njeh amortizimin e banesave në bazë të vjetërsisë dhe si rrjedhojë norma 5% është për ato ndërtesa që janë ndërtuar në vitin 2025, ndërsa për banesat e tjera do aplikohet edhe norma e amortizimit.

Ndërkohë u rrëzuan amendamentet e propozuara nga deputeti i PS-së Erion Braçe, si dhe nga deputeti i PD-së Enno Bozdo.

Deputetët miratuan me 73 vota pro projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të...

“Operacioni i SPAK/ Zbulohet roli i Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës në grupin e Martinajt”

Policia ka finalizuar operacionin për kapjen e dy personave...

Dosja “Veliaj”/ Shtyhet për në 5 janar seanca paraprake në GJKKO, kryebashkiaku largon avokatin Gjermeni

Është shtyrë për në 5 Janar seanca paraprake në...

“Tortura dhe kërcënime për 70 mijë euro, zbulohet shtëpia ku mbeti peng 39-vjeçari”

Në afërsi të Rrugës së Re në Vlorë, ku...