10.5 C
Tirana

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon ministren Mizrahi

Më datë:

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë me 62 vota pro dhe 26 kundër, shkarkoi ministren teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, (AA).

Mizrahi u shkarkua për shkak të përdorimit të tabelës me emrin Republika e Maqedonisë në konferancat për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, gjë që, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, në këto paraqitje publike është shkelur Kushtetuta, duke pasur parasysh që emri i vendit u ndryshua në Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të miratimit të ndryshimeve kushtetuese janarin e kaluar.

Ndryshimet kushtetuese u pasuan nga nënshkrimi i Marrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë (Marrëveshja e Prespës), e cila u arrit në qershor të vitit 2018.

Në fjalën e tij drejtuar parlamentit, kryeministri teknik Oliver Spasovski i kërkoi VMRO-DPMNE-së të propozojë një kandidat të ri për postin e ministrit të punës dhe politikës sociale.

Mizrahi në fjalimin e saj tha se konsideron që nuk e ka shkelur kushtetutën dhe se shkarkimi i saj “është një përpjekje për të mbuluar problemet që ekzistojnë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”.

Kuvendi, siç njoftohet nga shërbimet e saj, do të shpërndahet të dielën përpara zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për 12 prill. Sot në agjendën e parlamentit do të jetë ligji për Prokurorinë Publike.

Kujtojmë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 3 janar zgjodhi qeverinë teknike të udhëhequr nga Oliver Spasovski, e cila ka për detyrë të organizojë zgjedhjet në 100 ditët e ardhshme.

Me propozim të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Naqe Çulev u zgjodh ministër i Brendshëm në qeverinë teknike, kurse Rashela Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Partia opozitare ka emëruar gjithashtu zëvendësministra shtesë në Bujqësi, Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Financa.

Qeveria kalimtare do ta drejtojë vendin për 100 ditë, deri në zgjedhjet e parakohshme në 12 prill.

Kjo është qeveria e dytë teknike në vend pasi kjo praktikë u krijua nga Marrëveshja e Përzhinos katër vjet më parë, kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...