Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2018

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në vazhdimin e seancës për votimin e buxhetit me 62 vota pro dhe me 2 kundër ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018

Në seancën e mëparshme më 5 dhjetor ku është shqyrtuar projektligji për buxhetin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij kishte bërë të ditur se rritja ekonomike për vitin 2018 parashikohet të jetë rreth 4.6 për qind.

Ai kishte shtuar se të hyrat buxhetore pritet të jenë 1 miliardë e 829 milion euro, vlerë e cila është më e lartë se sa buxheti i rishikuar i vitit 2017 për rreth 6 për qind ose 104 milion euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi