Kuvendi dërgon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e Metës

Kuvendi pritet të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese kërksesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kuvendi e shkarkoi me 109 vota pro Metën më 9 qershor, me argumentin se ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të shohë si shkelje të rënda deklaratat e Ilir Metës gjatë fushatës elektorale, atëherë presidentin e pret largimi nga posti, gati një vit para skadimit të mandatit zyrtar që është 24 korriku i 2022-ës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi