Kushtetuesja konfirmon dënimin me burg të përjetshëm për Arben Frrokun

Më datë:

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e biznesmenit Arben Frroku dhe vulosi dënimin e përjetshëm për ekzekutimin mafioz të kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Kushtetuesja vendosi në krye të herës që, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Strasburgut, të shfuqizonte vendimin e marrë prej saj në vitin 2018.

Gjatë së njëjtës seancë, gjyqtarët kushtetues shqyrtuan pretendimet e Arben Frrokut, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimeve që e kishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe rigjykimin e çështjes nga gjykata kompetente, por me një trup tjetër gjykuese. Pas debatimit të çështjes, gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesit nuk qëndronin dhe për këtë shkak i rrëzoi ato. Për rrjedhojë, mbeti në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Biznesmeni Arben Frroku u arrestua në Greqi disa orë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt dhe u ekstradua më vonë drejt Shqipërisë. Pas një procesi të gjatë në Gjykatën për Krime të Rënda ai u shpall fajtor dhe menjëherë u largua nga vendi. Apeli për Krime të Rënda e dënoi më pas me burgim të përjetshëm, duke e gjetur fajtor për vrasjen e kryekomisarit.

Frroku u arrestua më vonë në Holandë dhe aktualisht ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Megjithatë, ai e dërgoi çështjen deri në Strasburg, por pavarësisht përpjekjeve, dënimi maksimal që parashikon ligji shqiptar mbetet i pacenuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...