Kushte jashtë çdo standardi, AKU mbyll 2 restorante

Gjatë kontrollit për kushtet e sigurisë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante, një në Gjirokastër dhe një në Përmet, ndërsa ka gjobitur një tjetër.

 Në njoftimin e AKU thuhet se gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Ëillson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi