Kush janë 5 personat që përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë

Zbardhen emrat e 5 personave të cilët përdhunuan në grup një 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë ndërsa autorët janë: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17 vjeçari A.Gj.

Ata kanë shantazhuar dhe më pas kanë abuzuar seksualisht më të miturën.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi