Kush është Sylejman Çerkezi që garon në listën e VV me nr 31

Sylejman Çerkezi, u lind më 1 Gusht 1968, në Obiliq.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, dega e Orientalistikës.

Më 1991 për tre vite ka qenë deputet i Kuvendit të Parë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai është president i Klubit “Albanët” në Tiranë, trajner i ekipit Kombëtar Shqipëtar të Taekëondo.

Ndër të tjera, Sylejman Çerkezi, në vitin 2001 zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, legjislatura e parë. Në vitin 2015 ka qenë ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedoninë Veriore.

Aktualisht ai është Kryetar i Lëvizjes për Drejtësi.

Sylejman Çerkezi jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.



- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi