“Kush e ka dëgjuar, mbeti me pasoja”, Noizy zbulon një pjesë të këngës që shkroi në karantinë

Noizy është një nga reperat më aktiv të skenës shqiptare. Ai publikon herë pas here këngë të reja dhe mesa duket as pandemia nuk e ka ndalur.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, reperi publikoi një video, me të cilën zbuloi disa sekuenca të këngës “Kontroll”, që e shkroi gjatë karantinës.

“Kush e ka degju ket, ka ngel me pasoja, e shkrujtur gjat karantines. Kur ajo te bëhet si polic #kontroll”, ka shkruar Noizy.

Por, ai u pendua dhe menjëherë e fshiu videon, pasi i erdhën edhe shumë mesazhe nga fansat që t’ua dërgojë videon e plotë të këngës.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga ky reper është “Naughty Naughty” në bashkëpunim me Sëarmz, S1mba dhe Predz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi