Kush e fitoi garën për ​Agjencionin Europian të Medikamenteve?

Amsterdami fitoi sot garën për të pritur Agjencinë Europiane të Medikamenteve (EMA), që do të largohet nga Londra për shkak të Brexit, njoftoi presidenca e BE-së.

Sipas një burimi diplomatik, qyteti holandez arriti të fitojë në fazën përfundimtare përballë Milanos.

Dy qytetet regjistruan të njëjtin numër pikës në raundin e tretë të votimit që merrnin pjesë ministrat e 27 vendeve që do të qëndrojnë në BE.

Sipas rregullores nëse në raundin e tretë kandidatët marrin të njëjtin numër votash, atëherë fituesi zgjidhet me short.

Duke filluar nga sot në Bruksel janë mbledhur kryediplomatët e vendeve anëtare, ku do të votojnë për qytetet që do të presin agjencitë e ndryshme evropiane që do të largohen nga Britania e Madhe për shkak të Brexit./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi