Kurti: Vendi mund të shkojë përpara vetëm me shkollimin dhe punësimi e të rinjëve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbajtur bashkëbisedim me studentët rreth zhvillimit ekonomik dhe arsimit në vend.

Me këtë rast, Kurti bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim projektin shoqëror i cili sipas tij do ta ndryshonte situatën e arsimit dhe punësimit të të rinjve.

Me tutje, Kurti theksoi se zhvillimi i vendit mund të bëhet vetëm përmes shkollimit dhe punësimit të popullit.

“Të gjithë studentët hynë në provime dhe kalojnë edhe nëpër pengesa me mendje për një punësim se kur mund ti kontribuojnë kësaj shoqërie. Në ditët kur festohet çlirimi i Kosovës po shohim edhe gjendjen aktuale të shtetit. Pesë gjerat janë të rëndësishme , shkollat fabrikat spitalet kazermat dhe burgjet për të cilat i nevojitën shoqërisë. Por dy më të rëndësishmet janë shkollat dhe fabrikat, në masën e të cilëve ekonomia është e lidhur, e për këtë gjendja e ekonomisë nuk është e mirë. Kushdo që dizajnon dhe shpalos vizion për shkollimin e një populli dhe punësimin e një populli është mënyra e planifikimit për zhvillimin e shoqërisë. Ne propozojmë një vullnet organik mes shkollimit dhe punësimit të cilat duhet të shkojnë njëra pas tjetrës. Ky është ndryshimi shoqëror që Lëvizja Vetëvendosje e cila do ta ndryshonte njëherë e përgjithmonë situatën në Kosovë”, u shpreh Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi