Kurti thotë se Haradinaj bëri vjedhje kur ia rriti pagën vetës

 

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti, Albin Kurti e ka quajtur hajni vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin për rritjen e rrogës për kryeministrin dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.

Ai gjatë interpelancës së kryeministrit për rritjen e pagave ka thënë se hajnia nuk është hajni vetëm nëse bëhet fshehtas, por edhe nëse ja rritë pagën vetës

“Të ja rrisësh pagën vetin është hajni”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit në seancë.

Ai po ashtu ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike për shumicën e qytetarëve dhe luksin që politikanët po ja bëjnë vetës.

“Edhe me këtë qeveri sikur më të tjerat nuk flasim për ekonomi por vetëm për financa”, tha nder të tjera.

Ndryshe vendimi për rritjen e pagës për kabinetin qeveritar nga kryeministri Haradinaj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.Ndërsa, pas këtij  veprimi Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për rritjen e pagës për kryeministrin dhe kabinetin qeveritarë.

Kryeministri Haradinaj sot në seancë ka thënë se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi