Kurti takon zv.presidenten zvicerane: Më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë, Guy Parmelin, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

U theksua rëndësia e mërgatës në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve.

U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim.

Sipas komunikatës për media, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi