Kurti takohet me Yagcilar, shprehin gatishmëri për bashkëpunim

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me anëtarin e Kryesisë së kësaj parti, Xhelal Sveçla, kanë pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës Mahir Yağcılar, i cili është edhe ministër në detyrë i Administratës Publike.

Kurti pasi ka njoftuar Yagcilarin për prioritetet që do të ketë qeveria e re, ata kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunimin në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

“Me z. Yağcılar folëm edhe për rolin e komunitetit turk në Kosovë dhe përfaqësimin e këtij komuniteti. Kryetari Kurti theksoi se zhvillimi ekonomik që krijon vende pune është çelës për përparimin si të individëve ashtu edhe të komuniteteve që jetojnë në Republikën tonë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kurti dhe ministri në detyrë kanë bashkëbiseduar edhe për reformat e brendshme që duhen bërë në administratën publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi