Kurti për vizitë dy ditore në Austri, zbardhet axhenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Vjenë të Austrisë, për të një vizitë zyrtare. Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të qëndrojë atje dy ditë. Në njoftim bëhet e ditur se Kurti do të takohet me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi