Kurti: Nuk ka Kosovë të fortë pa u vendosur drejtësia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e tij në Prishtinë, raporton Kosova Post.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, mbajti një fjalim drejtuar të gjithë të pranishmëve, duke thënë se Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që do ta vendoset drejtësinë në vend.

Sipas tij, nuk ndërtohet shteti pa u vendosur drejtësia dhe pa u dënuar kriminelet që po sundojnë politikën.

“Të dashur aktiviste dhe aktivist të qendrës së levizjes në Prishtinë, nuk ka Kosovë të fort pa u ndërtuar shteti dhe institucionet ashtu sic duhet, nuk ndërtohet shteti dhe institucionet pa u vendosur drejtësia dhe pa u dënuar këta kriminiel që sundojnë mbi biznesin, medien dhe poltikën. Por drejtësia nuk do të vendoset asnjëhere nëse nuk e bëjmë një VV të fortë, pasi që asnjë subjket tjetër politik nuk mund ta bëjë këtë, e tillë është vetëm Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti duke shtuar se VV duhet ta forcojm si opozit që të mund ta sjellim nesër në pushtet, shkruan Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi