Kurti: Nuk do lemë gurë pa lëvizur për ta sjellë ndryshimin me 6 tetor



Kreu i Vetëvendosjes, njiherit kandidat për kryeministër Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do lenë gurë dhe as guralec pa lëvizur për të sjellur ndryshimin. Sipas tij me 6 tetor Kosova do të vendosët ne binaret e zhvillimit me fitoren e Vetëvendosjes.

“Më 6 tetor do të realizojmë atë që e synojmë ndryshimin e madh që e nxjerr partinë shtet. Poashtu e vendos Kosovën ne binarët e zhvillimit të kombit, ndërsa këto ditë me shtet të kapur të na kujtohen si një ëndërr e keqe” tha Kurti.

Ai në një bashkëbisedim me qytetarë në Prishtinë foli për prioritetin e qeverisë së tij e që është lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndër prioritet e qeverisje Kurti. Si dhe punësimi i të rinjëve dhe grave”.



- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi