7.5 C
Tirana

Kurti në Prekaz: Liria i ka rrënjët te dëshmorët

Më datë:

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës Albin Kurti e ka bërë në Prekaz të Skenderajt.

Ai ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, prej nga tha se liri dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.

“Kjo liri që e gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin. Prej këtu do të vazhdojë për në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që e vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës, posa dola nga Prishtina nga kryeqyteti i vendit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Kurti sot zyrtarisht e ka marrë detyrën si kryeministër i Kosovës në një ceremoni solemne.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

KESH: Prodhimi ditor në Kaskadën e Drinit arrin 12,700 MWh pas reshjeve të fundit

Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelet e...

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

https://www.facebook.com/watch/?v=1248749823980965 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi...

Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, fokus lufta kundër informalitetit

https://www.facebook.com/watch/?v=1120022973408746 Rritja e të ardhurave buxhetore, lufta kundër informalitetit dhe...

Berisha: Qeveria nuk shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të mos kompensuar qytetarët

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se...