Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy, ku ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.
“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi ai në Twitter
Had a productive call this afternoon with US Senator @ChrisMurphyCT discussing our friendly relations, the normalization agreement with Serbia and yesterday’s recognition of Kosova by @vdeminstitute as the nr.1 ranking country in the WB6 on the 2023 Electoral Democracy Index.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023


