13.5 C
Tirana

Kurbin/ I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, pranga 36-vjeçarit

Më datë:

Një 36-vjeçar me inicialet R.M, në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, mobilieria ishte në pronësi të 52-vjeçarit A.SH dhe se nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

Ndërkohë blutë kanë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.    

Siç duket edhe në videon e policisë autori ka pësuar djegie në trup, teksa ka tentuar t’i vendosë flakën mobilierisë.

Burimet kofindenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se 36-vjeçari ka qenë para disa vitesh punonjës në këtë mobileri dhe se shkak i zjarrëvënies dyshohet disa borxhe të pashlyera nga ana e administratorit të këtij biznesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...