Kur u transferuam në Angli nuk kishim asgjë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 30 vjeçe dhe padyshim që urimet kanë qenë të shumta. Mirëpo, ai më i ndjeri është padyshim nga nëna e saj, Vera, e cila ka ndarë në Instagram një foto nga fëmijëria e së bijës.

Përmes urimit prekës, ajo thotë ndër të tjera se Rita është një shembull për të gjitha vajzat e reja, pasi u tranferuan në Angli nuk kishin asgjë, por nuk hoqi dorë nga ëndrrat e saj.

“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni. Ti u bëre shembull, kështu për t’ju treguar vajzave të tjera të reja se mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, ka shkruar Vera krahas fotos.

Kujtojmë që Rita Ora është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës. Pulla me imazhin e saj pritet  të dalë në qarkullim sot në ditën e lindjes së saj, 26 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi