13.5 C
Tirana

Kungulleshka të pjekura me djathë

Më datë:

Janë perimet më fantastike të stinës, të lehta, plot shije e të pasura me vlera ushqyese.

Të përgatitura në gjellë e tava të ndryshme, sallata apo edhe supa, kungulleshkat të mrekullojnë me shijen e tyre fantastike në çdo recetë gatimi.

Kjo recetë kërkon pak kohë në përgatitje dhe është një kombinim i shkëlqyer i kungulleshkave dhe djathit ose gjizës, vezëve dhe erëzave.

Përbërësit

  • 5-6 Kungulleshka mesatare
  • 4 vezë
  • 300 gr djathë të thërrmuar ose gjizë
  • 4-5 lugë miell
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Përgatitja

Kungulleshkat i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë për t’i zierë 5 minuta.

Mund t’i provoni me një pirun, nëse janë zbutur mjaftueshëm, piruni do të depërtojë lehtësisht.

Më pas, hiqni tenxheren nga zjarri, t’i kulloni kungulleshkat dhe t’i vendosni në një pjatë për t’u ftohur.

Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin por jo plotësisht.

Në një tas tulin e kungulleshkave, e përziejmë me vezët, djathin e thërrmuar ose gjizën, majdanozin e prerë hollë, kripën piperin dhe miellin.

Përzieni me kujdes, deri sa masa të jetë homogjene.

Në zjarr kemi vendosur një tigan ku kemi hedhur me vaj ulliri, kungulleshkat i mbushim me masën që përgatitëm dhe i vendosim për t’i skuqur në fillim nga ana e lëkurave të kungulleshkave dhe kur të kenë marr pak formë kthehen dhe nga ana tjetër.

Në këtë mënyrë ruhet forma që duam.

Pasi i heqim nga tigani i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.

Nëse preferoni kungulleshkat pasi i keni zjerë mund të vijoni me mbushjen dhe t’i piqni në furrë.

Shoqërohen me kos të freskët apo dhallë si dhe sallata të freskëta të stinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...