Kundër Izraelit, policia e Elbasanit bllokon disa rrugë

Ndeshja hapëse e Shqipërisë në Ligën e Kombeve do të zhvillohet sonte në “Elbasan Arena” kundër Izraelit në 20:45, e policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ndërkohë që në vijim të njoftimit të dhënë dje nga Policia e Shtetit në lidhje me masat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, bëhet e ditur se në Elbasan do bllokohen disa akse rrugore.

Konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve:
Nga degëzimi Pedagogjike deri në Unazën rruga Qemal Stafa.
Kryqëzimi i Tapeteve pranë stadiumit deri tek Pedagogjik.
Bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo.
Kryqëzimi i Tapeteve deri tek ish- konservimi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi