6.5 C
Tirana

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Më datë:

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e Madhe pasi dyshohet se kultivoi bimë 137 bimë narkotike, në pronë publike në fshatin Jubicë.

Policia e Shkodrës njoftoi sot se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.

Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK mbyll hetimet, ish-zv/kryeministri Ahmetaj përballet me akuza të rënda

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vlorë/ Zbardhen dy raste të djegies së pronës, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Vlorës ka zbardhur dy raste të veprës...

“Pasaportë serbe në vend të evropianes” – Berisha nxit qytetarët për protestë më 12 mars

https://www.youtube.com/live/S1hMW6VhASU?si=RLW5Z3gJyG0i44mv&t=573 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të...

Birjam Peshkopie – Shije Unike Nga Sofra Shqiptare

Birjami është një gatim i hershëm tradicional shqiptar, ku...