Kukësi “ndërhyn” në garën për titull, Vllaznia dorëzohet në humbjen 3-1

Jashtë çdo objektivi, por gjithsesi faktor në garën për titull. Kukësi kthehet te fitorja në Superligë, duke I dhënë një goditje të rëndë shpresave të Vllaznisë që u dorëzua me shifrat 3-1.

Kukësi kaloi shumë shpejt në epërsi, pasi që në minutën e pestë, Eze ndëshkoi shkodranët me një goditje me kokë brenda zonës.

Skuadra e Mirel Josës mbylli pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë, falë 11-metërshit të kthyer në gol nga Taipi në minutën e 35-të.

Pas pushimit, Vllaznia rihapi shpejt garën. Po me penallti, Ardit Hoxha në minutën e 51-të ngushtoi në 2-1 shifrat e rezultatit. Të kota përpjekjet e shkodranëve për të evituar humbjen.

Në shtesë Gavazaj vulosi fatin e sfidës me golin e tretë për Kukësin, që i largohet zonës së ftohtë të renditjes. Nga ana tjetër, me këtë humbje Vllaznia rrezikon të dalë jashtë garës për titull.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi