Kujtimet e Imamit

Titulli: Kujtimet e Imamit
Autorë: Mustafa Ivedi & Muhamed Rashid
Përktheu: Zenel Hajdini
Redaktor: Mr. Bashkim Mehani
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira – Prishtinë

Allahu e di, por në kohën kur e kam pranuar librin “Kujtimet e Imamit” kishim punë dhe angazhime që nuk mund të përshkruhen. Mirëpo, pasi që e shfletova atë, gjeta se aty ishin bërë dy munde: mundi i dhënë në radhitjen e serive… dhe në saktësinë e tregimit të shkruar…
E lus Allahun që të gjitha këto përpjekje t’i shpërblejë, por mbi të gjitha, kam gjetur të drejtën e profesorit El-Bena që ka mbi neve. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut mbi ne dhe mbi të, pastaj mundi i tij, sakrifica, përpjekja dhe sinqeriteti i tij, nuk do të ishin të gjitha këto rezultate. Prandaj, ndiej obligim jo vetëm që ta prezantoj këtë libër, por edhe të tregoj dashurinë dhe respektin më të madh për zotërinë e këtyre kujtimeve, duke e lutur Allahun sinqerisht që të mos e privojë atë dhe ne nga Xheneti.
Në fund, lutem sinqerisht le të kenë dobi të gjithë ata që i lexojnë këto kujtime nga jeta e profesorit El-Bena, në dituri dhe në punë, që të arrijë shpërblimi i të gjithë kësaj tek ai duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i tyre asgjë.
O Allah! Na forco pas tij, mos na privo nga shpërblimi dhe na fal neve dhe atë.
Prof. Dr. Muhamed Bedie

Përmbajtja e librit:

Falënderim…, Porosi nga Imam el-Bena, Djaloshi Hasan dhe mësuesi Zehran, Shoqëria e Moralit dhe Edukimit, Oficeri i policisë, Shoqëria për Largimin nga të Këqijat, Shkolla e mesme e mësuesisë, Me Lëvizjen Kombëtare, Sprovë pas së cilës fshihet dhuntia, Thirrja islame nëpër kafene, Me dijetarin Dexhevij, Në Ismailije, Shoqëria e re, Thirrja e vëllazërisë, Edukimi i frytshëm, Daveti dhe thashethemet, Ndërtimi i Xhamisë, Kush i frikësohet Allahut, Ai i bën rrugëdalje, Selia e davetit, Ideja e një xhamie rezultoi në dy sosh, Dijetari sirian, Dega në Bur Seid, Pluhur armiqësie, Punëtori i shtypshkronjës, Kajro… Qendra kryesore, Uniteti kombëtar dhe rezistenca ndaj aktiviteteve misionare, Zgjerimi i aktivitetit, Angazhimi politik, Vështirësi në rrugë, Vrasja e Imamit

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi