KUJTESË/ “Bindja” më e fundit e Hajdarit: ja fati i partizave të dala nga PD në vite!

“Bindja Demokratike” është më e fundit partizës që formohet nga divorci me PD-në në më pak se 30 vite ekzistencë. E para qe Aleanca Demokratike, e konsideruar si një parti intelektualësh që nuk u pajtuan që në fillim me stilin e Berishës. E nisur me bujë, me emra si Ceka, Zogaj, Imami, Peshkëpia e të tjerë, ajo pothuajse sot nuk ekziston më. Kulmet i pati në koalicion me PS në ’97, ku më pas morri disa vende në qeverinë Nano. Më vonë, jeta partiake e PAD-së u përshkuar nga fërkimet mes Cekës e Zogajt për vulën, zyrat e çelësat e partisë, derisa vit pas viti erdhi duke i asfiksuar si forcë deri në shuarje.

Pas PAD-së, qe Partia Demokratike Reformatore e Genc Pollos, Tritan Shehut e Dash Shehit. Dalja e kësaj force të re ndodhi pas rënies së PD-së nga pushteti në ’97-ën. Të njohur si Reformatorët, ata kërkonin afirmimin e një tjetër PD-je nga ajo e sunduar nga Berisha. Në zgjedhjet e vitit 2001, morrën një dorë të mirë votash si pasojë e një ngatërrese sigle nën iluzion optik nga ana e votuesve të djathtë.

Pak vite më vonë do të shkriheshin si forcë, për t’ju bashkuar sërish PD-së. Kthimi i tyre te Berisha ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2005. Nuk ndodhi kështu me Dash Shehin që kohë më vonë themeloi Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, pa munduar të faktorizohet asnjë ditë dhe me zero rezultat electoral, ngjashëm si Ngjela me Partinë e tij për Drejtësi e Zhvillim.

Partia tjetër e dalë prej PD-së, ishte Fryma e Re e Bamir Topit, sapo ky i fundit mbarroi mandatin presidencial.

Iu bashkangjitën figura si Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa apo Sali Shehu. Edhe pse ekziston zyrtarisht, faktorizimi ka rezultuar një dështim, së paku gjer më tani.

E tashmë është e bija e të ndjerit Hajdari që po themelon një parti të re të dalë nga PD. E faktorizuar si individ në kontekst të një zhvillimi të pazakontë siç është djegia e mandateve, Rudina Hajdari po tenton atë që dhe të tjerë para saj e kanë tentuar, por pa ndonjë rezultat befasues. Emri më i bujshëm që pritet ta ndjekë është ai i Astrit Patozit. Ky i fundit dhe disa sinjale të themelimit të një force të re kohë më parë, së bashku me Jozefina Topallin, por nuk qullosi gjë. Tashmë, nëse janë është e vërtetë ajo që përflitet, do jetë vartës i një zonjë e cila mund të quhet buzëqumështe në politikë. /tesheshi.com/                

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi