Kujdesi për ushqimin. Çfarë po hamë? Reagojnë qytetarët!

Siguria ushqimore ka qenë dhe mbetet një problem i madh në vendin tonë.

Skandalet janë kombëtare, përsa kohë që prekemi të gjithë, i madh e i vogël. Përdorimi i hormoneve e madje i materialeve inerte si pluhur tulle dhe allçi në ushqimet tona është tregues i përmasave që ka marrë krimi i asgjësimit të konsumatorëve.

“Ne hamë helmet që na sjell bota”, thotë një zonjë.

“Çfarë të hash? Qumështin, gjalpin që e flaka para dy ditësh? Vezët, gjizën apo domatet si kashtë? Farat e vendit janë të mira, por i helmojnë me ato që i hedhin”, thotë një zotëri që ka blerë fidanë.

“Fermerët duan që ta bëjnë prodhimin për 10 ditë, ndaj e helmojnë dhe e sforcojnë në kurrizin tonë. Përderisa 12 muaj viti ke prodhime në treg, ky është një tregues se çfarë hamë”, shprehet një tjetër zonjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi